LK, 7 skuadra që sonte mund të sigurojnë vizën për në raundin eliminatorë

Sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve në program janë ndeshjet e xhiros së katërt të fazës në grupe, ku mund të mësojmë edhe emrat e parë të skuadrave të kualifikuara për në raundin e dytë, njofton “infOSport.mk”.

Në fushë sonte do të zbresin disa prej skuadrave pretendente për të fituar titullin e kampionit, por edhe ekipet e futbollistëve shqiptarë si Xhaka, Ajeti dhe Agolli.

GRUPI A
Bazel-CSKA Moskë
Mançester Junajted-Benfika
Renditja:
Mançester Junajtid 9 pikë
Bazel 6
CSKA Moskë 3
Benfika 0

Skuadra e Hoze Murinjos, Mançester Junajtedi mund të kualifikohet që sonte, nëse CSKA-ja e Moskës nuk arrin të mundë Bazelin, apo nëse anglezët barazojnë dhe CSKA mundet nga skuadra e dy futbollistëve shqiptarë, Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti. Në anën tjetër edhe Bazeli mund të kualifikohet me një fitore nëse Mançester Junajtedi arrinë të paktën një barazim apo edhe e mund Benfikën.

GRUPI B
PSZH-Anderlehti
Selltiku-Bajern Munih
Renditja:
PSZH 9 pikë
Bajern Munih 6
Selltiku 3
Anderlehti 0

E njëjta situata qëndron edhe në grupin “B”, ku Paris Sen Zhermeni mund të siguroj vizën për në raundin e dytë që sonte, nëse do të mundte Anderlehtin. Në këtë situatë edhe Bajerni me fitore ndaj Selltikut do të ishte skuadra e dytë e këtij grupi që do të udhëtonte për më tej.

GRUPI C
Atletiko Madridi-Karabaku
Roma-Çelzi
Renditja:
Çelsi 7 pikë
Roma 5
Atletiko Madrid 2
Karabak 1

Grupi “C” është paksa më i komplikuar, ndërsa skuadra që do të mund të siguronte një vend për në raundin tjetër është vetëm Çelzi, që do të duheshe të mund Romën në transfertën në “Olimpiko”. Atletiko Madridit i nevojitet fitorja përballë Karabakut të Ansi Agollit, për të shpresuar të paktën për vendin e dytë.

GRUPI D
Sporting Lisbona -Juventusi
Olimpiakosi-Barcelona
Renditja:
Barcelona 9 pikë
Juventus 6
Sporting Lisbonë 2
Olimpiakos 0

Në grupin “D” dy skuadrat favorite Barcelona dhe Juventusi që të dyja bashkë mund të sigurojnë kualifikimin për në raundin eliminatorë. Barcelona do të duhet të mund Olimpiakosin në Athinë, teksa skuadra e trajnerit Allegri një gjë të tillë do të duhet të bëjë në transfertën në Lisbonë ndaj Sportingut.

Të gjitha ndeshjet e sontme në Ligën e Kampionëve Evropian startojnë në ora 20:45.

 

Leave a Reply