Një penalti e çuditshme na vjen nga Skocia! (VIDEO)

Një penalti shumë e çuditshme nga vjen nga Skocia, që kishte ndodhur në ndeshjen e Ligës së Dytë skoceze midis Beruik Renxhers dhe Kovdenbit.

Derisa po zhvillohej minuta e 80-të vendasit e Beruik fituan një goditje këndi, dhe pasi një shok skuadre godet shtyllën, Mihael MeKenna merr topin dhe kërkon hapësirë, por rrëzohet vetë pa hezitim, kur futbollisti kundërshtarë Garden i hidhet përpara, në tentativë për të evituar goditjen e tij drejt portës.

Arbitri pa u menduar shumë tregoi në pikën e bardhë, ndërsa penaltinë e akorduar vetë MeKenna e shndërroi në gol për rezutat 1:0, që në fund doli të jetë edhe përfundimtarë.

Ishte kjo fitorja e 5-të për Beruik pas 10 xhirove të zhvilluara në Ligën e Dytë Skoceze, duke u renditur në pozitën e 6-të me 15 pikë të tubuara, teksa Kovdenbit vazhdon të mbajë pozitën e fundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 5 pikë.

Leave a Reply