Kasiljas vjen me një mesazh prekës për Bufon

Iker Kasiljas dhe Xhanluixhi Bufon pa dyshim se janë dy ikona të futbollit Botëror. Që të dy kanë një të kaluar shumë të pasur futbollistike, të pasuruar me shumë trofe. Edhe pse që të dy shpesh herë janë vënë përballë njëri tjetrit, ata megjithatë asnjëherë nuk e kanë fshehur admirimin që kanë për njëri-tjetrin.

Pas eliminimit të mbrëmshëm të Italisë, portieri spanjoll nuk ka mundur të jetë imun, duke shkruar një mesazh prekës për shokun e tij përmes profilit në “Tëitter”.

“Nuk më pëlqen që të shoh në këtë gjendje. Dua të të shoh ashtu siç ke qenë gjithmonë për të gjithë: një Legjendë! Jam krenar që të kam njohur dhe që jam ndeshur disa herë me ty. Do të kemi fatin të shohim akoma në fushë mik”, – kishte  shkruar Kasijas.

Portieri spanjoll ka fituar gjithçka që është e mundur me Kombëtaren e Spanjës dhe Realin e Madridit, ndërsa një gjë të tillë ka bërë edhe Bufon me Italinë e tij dhe Juventusin. Që të dy do të mbeten legjenda edhe pas largimit të tyre, ndërsa pa dyshim se edhe gjatë kohë do të mbesin në zemrat e tifozëve të vëretë të futbollit. Jo rastësisht thonë legjendat nuk vdesin kurrë.

Leave a Reply