Shtypi italian shfryn ndaj “Axurrëve” (FOTO)

Eliminimi i mbrëmshëm i Italisë në “play-off” për kualifikim në Botërorin Rusi 2018 ka thyer zemrat e gjithë tifozëve të saj në mbarë botën. Por, ata që e kanë përjetuar më shumë këtë humbje janë vetë italianët.

Kjo duket qartë edhe në shtypin e përditshëm, ku gazetat prestigjioze të zhgënjyera nga ky eliminim kanë “goditur” futbollistët dhe trajnerin Ventura me titujt që kanë hapur faqet e para sot.

Corriere dello Sport- “Fuori Tutti” (Të gjithë jashtë)

“Il Tempo”- “Tutti a casa, andate a lavorare”—“Të gjithë në shtëpi, shkoni dhe punoni”

“TuttoSport”- “0-0 Tutti a Casa” – “Të gjithë në shtëpi”

“La Gazzetta dello Sport”- FINE, Italia senza Mondiale dopo 60 anni” – Mbaroi, Italia pa Botëror pas 60 vitesh”

Leave a Reply