Arsenali fiton derbin e Londrës, shënon Mustafi (VIDEO)

Arsenali ka fituar derbin e Londrës duke mundur Totenhamin me rezultatin 2:0 në ndeshjen e parë të javës së 12-të në Premierligë, njofton “infOSport.mk”.

Shkodran Mustafi ishte realizator i golit të parë në minutën e 36-të, kur mjaft mirë shfrytëzoi asistin e Granit Xhakës nga gjuajtja e lirë dhe me kokë shënoi në rrjetën e Hugo Loris.

Nuk vonoi shumë dhe 5 minuta më pas “topçinjtë” shënuan edhe golin e dytë, kësaj rradhe me anë të kilianit Aleksis Sançez.

Me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa ky rezultat doli të jetë edhe përfundimtarë, me Arsenalin që tashmë numëron 22 pikë, vetëm një më pak se Totenhami i vendit të tretë.

Leave a Reply