Zhgënjen Liverpuli, vetëm barazim 1:1 me Evertonin (VIDEO)

Liverpuli nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 në derbin me Evertonin. Ndeshja që u zhvillua në “Enfils Rud” u zhbllokua me golin e Muhamed Salah që çoi të tijtë në avantazh 1:0 në minutën e 42-të, me të cilët shifra u mbyll edhe pjesa e parë.

Në të dytë, saktësisht në minutën e 76-të ishte, Vejn Run që përmes një penalltie barazoi shifrat e këtij takimi në 1:1. Pas këtij barazimi Liverpuli mbetet në pozitën e 4-t me 30 pikë të tubuara, ndërsa pas vetes ka Arsenalin me 1 pikë më pak.

Leave a Reply