Benvento fiton sërish (VIDEO)

Benevento ka realizuar edhe fitoren e dytë në “Serie A”, pasi me përmbysje mundi Sampdorian me rezultatin 3:2. Benevento e Xhimshitit dhe Memushajt, gjatë pjesës së parë ishte në disavantazh 0:1, mirëpo në pjesën e dytë, më saktësisht në 20 minutat e fundit të takimit ata tejkaluan veten dhe shënuan tre gola, duke arritur në këtë mënyrë edhe fitoren e dytë me rradhë, pas asaj ndaj Kievos.

Dy golat e Kodas (69’, 84’) dhe një tjetër i Brinjolas (90+1’) i siguruan fitoren  Beneventos, kësaj rradhe ndaj Sampdorias, skuadër kjo e cila në minutën e katërt shtesë me anë të Kovnackit realizoi edhe golin e dytë, mirëpo që në fund vlejti vetëm për statistikë.

Me këtë fitore Benevento arriti në kuotën e 7 pikëve, duke ringjallur shpresat për mbijetesë në elitën e futbollit italian, edhe pse ende janë shumë larg pozitave që sigurojnë mbijetesën, në të cilën për momentin ndodhet SPAL me 15 pikë.

Leave a Reply