Dopingu në Peshëngritje, dorëhiqet presidenti i Federatës shqiptare

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit në këtë sport, për shkak të ngjarjeve të fundit, ku nënkampionja e botës, Romela Begaj rezultoi pozitive.

Vendin e tij deri në përfundim të kampionatit europian për të rinj, që do të zhvillohet në Shqipëri, do ta zë, Gudar Beqiraj.

Pas këtij rasti, që nuk është i vetmi për peshëngritjen shqiptare, kjo e fundit rrezikon një pezullim të rëndë, madje një përjashtim për disa vite.

Leave a Reply