Çelzi përveç Xhekos, i merr Romës edhe një tjetër futbollist

Çelzi dhe Roma kanë gjetur gjuhë të përbashkët për shumën e transferimit, me të cilën Edin Xheko dhe Emerson Palmieri do të transferohen në “Stemford Brixh”. Sipas “Mirror” skuadra londineze do ti paguaj asaj romake plotë 50 milion sterlina, teksa “Telegraph” pohon se shuma kap shifrën e 44 milion eurove.

Kushtet e marrëveshjes së brazilianit të krahut të majtë të mbrojtjes janë caktuar që ditë më parë, ndërkohë mbrëmë në Londër arritën edhe përfaqësuesit e boshnjakut Xheko, për të zgjidhur çështjen e kushteve personale të sulmuesit.

Boshnjaku ka marrë një premtim se do të luaj një rol të rëndësishëm te skuadra kampione e Anglisë dhe se nuk do të jetë thjesht një rezervë e spanjollit, Alvaro Morata.

Thuhet se paga javore e Xhekos te “blutë” e Londrës do të jetë 120 mijë sterlina, ndërsa përveç kësaj, ai do të marrë edhe bonuse shtesë, në varësi nga golat e shënuar me fanellën e Çelzit.

Leave a Reply