Mbrojtësi i Betisit jashtë Botërorit “Rusi 2018”

Mbrojtësi i Betisit dhe njëherit anëtarë i përfaqësueses së Marokos, Zuhair Fedal nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror të këtij viti në Rusi.

Futbollisti maroken pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen e fundjavës ndaj Vbiljarealit, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultatin 2:1, me ç’rast do të mungojë rreth 6 muaj.

Fedal ka zhvilluar 11 ndeshje me fanellën e Marokos, kombëtare kjo e cila bënë pjesë në grupin “B”, së bashku edhe me Portugalinë, Spanjën dhe Iranin.

Leave a Reply