KM Tefejuz shpallet nënkampion tek kadetët

Klubi i mundjes Tefejuz kampionatin zgjedhor për kadet në garat ekipore e mbylli me 4 medalje të arta, një të  argjendtë dhe një të bronztë. Kësisoj ata u renditen në vendin e dytë, me vetëm një pikë larg vendit të parë që u takoi mundësve të KM Liria.

Aid Salihasi në kategorinë 48 kg, Rexhep Ajdari në kategorinë 71 kg, Adem Asani në 80 kg dhe Jusuf Pajaziti në 92 kg u stolisën me medalje të arta tek kadetët, ndërkohë Zulqif Asani (45 kg) në fund duheshe të pajtohet me medalje të argjendtë, teksa Edon Cakolli (51 kg) me atë të bronztë.

Tek seniorët KM Tefejuz u rendit vetëm në vendin e tretë në gara ekipore, duke fituar dy medalje të argjendta dhe një të bronztë.

Emrat e mundësve të Tefejuz që u stolisën me medalje:
Kategoria e kadetëve:
Zulqifli Asani 45 kg vendi II
Aid Salihasi 48 kg vendi I
Rexhep Ajdari 71 kg vendi I
Adem Asani 80 kg vendi I
Jusuf Pajaziti 92 kg vendi I
Edon Cakolli 51 kg vendi III
Kategoria e seniorëve:
Amar Murati 57 kg vendi III
Bajram Ajdari 79 kg Vendi II
Bujamin Nuishi 86 kg vendi II
Shukri Asani 97 kg vendi III

Leave a Reply