Rashica: Fitore e merituar, i’a dedikojmë gjithë Kosovës

Një ndër futbollistët më të mirë te përfaqësuesja e Kosovës sonte ndaj Bullgarisë, Milot Rashica ka folur pas asaj fitore të madhe të skuadrës “dardane” në udhëtim te Bullgaria. Sipas tij fitorja e sotme ishte më se e merituar, pasi për të njëjtën ata luftuan dhe besuan deri në fund.

“Si çdo ndeshje dhe në këtë ndeshje patëm raste. Arritëm të kthehemi pas disavantazhit dhe goli në minutat e fundit e bëri edhe më të mirë këtë fitore. Kemi dhënë çdo gjë nga vetja dhe në fund i’a arritëm. Me një fitore si kjo ja vlen çdo gjë qe kemi bërë. Goli i dytë e rriti motivin tonë dhe ia dolëm ta marrim fitore. Kjo fitore mendoj se është e merituar dhe fitoren e merituam edhe ndaj Malit të Zi. Kjo fitore është për gjithë Kosovën”, – tha futbollisti i Verder Bremenit.

Leave a Reply