Austria rikthen Maqedoninë në realitet

Përfaqësuesja e Maqedonisë është mundur nga Austria në ndeshjen e katërt të grupit “G” në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2020, njofton “infOSport.mk”. 1:4 ishte rezultati përfundimtarë në arenën “Todor Proeski”, duke rikthyer Maqedoninë në realitet.

Edhe pse u vërejt një eufori pas dy ndeshjeve të para të grupit, dy disfatat e qershorit bënë që Maqedonia të rikthehet në pozitën e 5-të.

Austriakët që në start paralajmëruan se në Shkup kanë ardhur për të fituar, duke krijuar dy raste mjaft të mira, para se të vinte ai autogol i Hintereger në minutën e 18-të, kur në tentativë për të pastruar rrezikun para Goran Pandev shënoi në rrjetën e gabuar.


GOLAT NGA NDESHJA MAQEDONIA E VERIUT – AUSTRIA MUNDI TI NDIQNI KËTU.


Ky gol ishte valid deri në minutën e 39-të, kur Lazaro barazoi në 1:1. Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë Austria doli të jetë superiore, ndërsa 3 golat në rrjetën e Dimitrievskit dëshmojnë një gjë të tillë.

Arnautoviç në minutën e 62-të nga pika e bardhë shënoi për 2:1, ndërsa i njëjti futbollistë në minutën e 82-të shënoi edhe golin e tretë, kur me kokë nga afërsia shënoi për 1:3.

Mirëpo këtu nuk ishte edhe fundi i golave të shënuar, pasi në minutën e 86-të, një top i devijuar nga ana e Egzon Bejtullait përfundoi në rrjetën e Dimitrievskit.

Ishte kjo disfata e dytë rradhazi e Maqedonisë, pas asaj ndaj Polonisë, me ç’rast tashmë “verdhekuqtë” renditen në pozitën e 5-të.

Leave a Reply