Ibraimi vazhdon të shënojë për Ksantin

Besart Ibraimi nuk ka harruar zanatin e golave. Atë që bënte rregullisht me Shkëndijën në futbollin vendor, sulmuesi kërçovarë vazhdon ta bëjë edhe në Greqi me skuadrën e Ksantit, njofton “infOSport.mk”.

Pas dy golave të shënuar në ndeshjen e 1/64 të finales së Kupës së Greqisë përballë Karaiskakis, Ibraimi shënoi një gol tjetër në përballjen e 1/32 së finales kundër skuadrës së Proodeftiki, ndaj së cilës skuadër Ksanti shënoi fitore 2:0.

Përveç Ibraimit, në listën e golashënuesve për Ksantin në këtë përballje u regjistrua edhe francezi, Stiven Xhozef – Monrose.

Ibraimi te Ksanti u transferua në fund të muajit gusht nga rradhët e Shkëndijës, me të cilën skuadër nisi sezonin e sivjetshëm, duke shënuar madje edhe dy gola përballë Bregallnicës dhe Makedonija GJ.P. (infOSport.mk)

Leave a Reply