EKZKLUZIVE: Besir Demiri transferohet te Zhilina

Besir Demiri karrierën e tij do ta vazhdojë në Sllovaki. “InfOSport.mk” zbulon se mbrojtësi shkupjan ka gjetur akordin me skuadrën e Zhilinës që garon në Superligën e Sllovakisë dhe ditëve në vijim pritet të mbyllen të gjithë detajet e kontratës dhe Demiri të prezantohet si futbollist i ri i skuadrës sllovake.

Shkupjani së fundmi ishte pjesë e Mariupolit të Ukrainës, ndërsa me përfundimin e sezonit u largua, duke mos dashur të rinovojë kontratën. Ai më herët ka luajtur edhe për Shkëndijën, Shkupin dhe Vardarin./InfOSport.mk

Leave a Reply