Muzafer Ejupi rikthehet te Slaven Belupo, firmos për 1 vit!

Sulmuesi nga Shkupi, Muzafer Ejupi do të vazhdojë të mbetet në Superligën e Kroacisw, por kësaj radhe te skuadra e Slaven Belupos, ku luajti disa vite më parë. Ejupi është prezantuar nga skuadra kroate si futbollisti më i ri i Slaven Belupos, ndërsa ka firmosur kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Sulmuesi shkupjan pjesë e këtij klubi ka qenë para tre sezoneve, me të cilët shënoi 24 gola në 54 paraqitje.

Ejupi së fundmi ishte pjesë e Osijekut, ndërsa gjatë gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Horizontin, Skenderbeun, Shkëndijën, Kartalsporin, Metallurgun dhe Vardari.

 

Leave a Reply