Maqedonia U17 me 9 shqiptarë në miqësoret ndaj Bosnje e H.

Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese kundër Bosnje e Hercegovinës. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” më 20 shkurt (e martë ora 13:00) dhe 22 shkurt (enjte ora 11:00).

Maqedonia U17 përgatitet për turneun kualifikukes të fazës Elite për kualifikim në Kampionatin Europian që do të zhvillohet në Poloni prej 19 deri më 28 mars. Kundërshtar të Maqedonisë do të jenë Polonia, Gjeorgjia dhe Republika e Irlandës.

Seleksionuesi i përfaqësueses U 17 Goran Staniq për dy ndeshjet me Bosnje e Hercegovinën ka ftuar plotë 9 futbollistë shqiptarë, përfshirë këtu edhe futbollistët nga kampionati vendor, si Suhejl Muharremi nga rradhët e FC Shkupit, Kushtrim Tairit nga Shkëndija, Xhemal Ibishi nga Vardari dhe Arbin Voshës nga Makedonija Gjorçe Petrovit. Sa u përket futbollistëve tjerë shqiptarë që vijnë nga skuadrat evropiane, bëhet fjalë për Agon Elezin e Kaen nga Franca, si dhe futbollistëve që luajnë në kampionatin zviceran, si Ersan Hajdari, Jeton  Dauti, Vildan Uka dhe  Suad Jonuzi.

PORTIERË: Matej Andov (Vardar), Vildan Uka (St.Galen-Zvicër), Filip Xhamatovski (Makedonija Gj.P.);
MBROJTËS: Kristijan Trpçevski (New Stars), Bozhidar Mitrevski (Vardari), Alen Liçina (Rabotniçki), Suad Jonuzi (St. Gallen-Zvicër), Aleksandar Gjurkovski (Vardari), Georgie Jankullov (Crvena Zvezda-Serbi);
MESFUSHË: Agon Elezi (Kaen-Francë), Emil Skoko (Makedonija Gj.P.), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Ersan Hajdari (Arau-Zvicër), Vllada Novevski (Vojvodina-Serbi), Amar Kollashinac (Olimpia Lublana-Slloveni), Jeton Dauti (St. Gallen-Zvicër);
SULMUES: Kire Trpçevski (Neë Stars), Suhejl Muharem (Shkupi), Kushtrim Tairi (Shkëndija), Xhemal Ibishi (Vardar), David Toshevski (Rabotniçki), Arbin Vosha (Makedonija Gj.P.);

Leave a Reply