Dybala i dha fund agjerimit prej 330 ditëve pa gol në LK (VIDEO)

Paulo Dybala ka rezultuar deçiziv edhe sonte përballë Totenhamit. Pas atij goli me shumë vlera ndaj Lacios, kur i siguroi fare në fund tre pikët skuadrës së tij, sonte argjentinasi shënoi golin e fitores 1:2 të Juventusit, duke i siguruar në këtë mënyrë një vend për në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian.

Gëzimi ishte shumë i madh për Dybalan, i cili në këtë mënyrë i dha fund agjerimit prej 330 ditëve pa shënuar gol në Ligën e Kampionëve Europian.

Për herë të fundit një gjë të tillë Dybala kishte bërë sezonin e kaluar në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Barcelonës, kur e kishte mposhtur portierin Ter Shtegen.

Leave a Reply