Arsenali e mbyll me dy gola epërsi pjesën e parë ndaj Milanit (VIDEO)

Arsenali ka goditur shumë rëndë Milanin në minutat shtesë të pjesës së parë, duke i shënuar edhe golin e dytë me anë të Aron Ramzi, njofton “infOSport.mk”.

Mesut Ozil prodhoi një super asist për Aron Ramzi, i cili pasi tejkaloi portierin Donaruma, shënoi edhe golin e dytë, pas atij të shënuar nga Henrikh Mikhtarian në minutën e 15-të.

Ky i fundit pak para golit të Ramzi qëlloi traverzën, edhe pse gjithçka bëri mirë në zonën kundërshtare të Milanit. Skuadra e Gatuzos kishte volum loje dhe ishte më agresive, megjithatë rastet dhe golat ishin për Arsenalin, që me këto dy gola është shumë pranë kualifikimit për në çerekfinale, edhe pse në lojë janë edhe tre 45 minutësha të tjerë.

Leave a Reply