Hysaj mund ti bashkohet Milanit!

Agjenti i Elseid Hysajt, futbollistit shqiptarë të Napolit, Mario Giuffredi, teksa ishte i ftuar në radion e tifozëve të Milanit, “Radio Rossoneri” po provokohej për një afrim të shkodranit në radhët e skuadrës milaneze.

Por Giuffredi nuk ka menduar shumë që ta fshehë të ardhmen e Hysajt duke thënë se është i kënaqur te Napoli, por se të ardhmes nuk i dihet asnjëherë.

“Do ta shohim si do të shkojë sezoni te Napoli dhe më pas do të flasim për të ardhmen e Hysajt. Në Napoli është i lumtur, por në futboll dhe në jetë çdo gjë mund të ndodhë, të ardhmes nuk i dihet”, – është shprehur agjenti i  Elseid Hysajt, i cili pjesë e Napolit është që nga vera e vitit 2015-të.

Ai skuadrës nga “Sao Paolo” iu bashkua nga rradhët e Empolit, ndërsa gjatë periudhës dy vjeçare e gjysmë, ai me Napolin ka zhvilluar gjithsej 126 ndeshje.

Leave a Reply