ZYRTARE, Ibra ndahet me Mançester Junajtedin

Mançester Junajtedi edhe zyrtarisht ka njoftuar ndarjen me Zlatan Ibrahimoviç Marrëveshja është prishur me pëlqim të dyanshëm, me ç’rast suedezi mund të vazhdojë karrierën në ndonjë skuadër tjetër si agjent i lirë. Sipas informacioneve të fundit Ibrahimoviç do të nënshkruajë së shpejti me Los Anxheles Galaksi në MLS ligën amerikane të futbollit.

“Kklubi ynë dëshiron të falënderojë Zlatanin për kontributin e tij, duke i dëshiruar gjitha të mirat në të ardhmen” – thuhet në kumtesën e skuadrës angleze.

Ibrahimoviç të Junajtedi erdhi verën e vitit 2016-të si futbollistë i lirë nga rradhët e PSZH-së. Sulmuesi 36-vjeçar me fanellën e Junajtedit regjistroi 53 ndeshje, duke realizuar edhe 29 gola. Ndeshja e tij e fundit që kishte luajtur me skuadrën nga “Olld Traford”, ishte ajo e 27 dhjetorit të vitit të kaluar kundër Bërnlit (2:2). Ai gjatë këtij sezoni me Junajtedin ka zhvilluar vetëm 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

Kohëve të fundit gjithashtu flitet edhe për një rikthim të tij të mundshëm në Kkombëtaren e  Suedisë, për të ndihmuar këtë të fundit në kuadër të Botërorit të këtij viti që do të mbahet në Rusi.

Leave a Reply