FSHF konfirmon ndeshjen me Jordaninë

Pas “Sky Sport” që ditë më parë kishte njoftuar për miqësoren midis Shqipërisë dhe Jordanisë gjatë muajit tetor, ka qenë sot vetë Federata Shqiptare e Futbollit që ka konfirmuar një gjë të tillë, duke bërë të ditur përmes faqes së saj zyrtare.

“Kjo miqësore, sikundër edhe ajo me Uellsin, – që do zhvillohet më 20 nëntor, do të luhet në periudhën kur zhvillohen takimet e grupeve për Ligën e Kombeve, duke plotësuar kështu edhe kuadrin e gjashtë ndeshjeve, me katër sfida zyrtare në grupin me tre përfaqësuese të Ligës së Kombeve, si dhe dy ballafaqimet miqësore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FSHF.

Ndeshja miqësore kundër Jordanisë është paraparë të zhvillohet me datë 10 tetor në “Elbasan Arena”, njëjtë sikurse edhe ndeshja e 20 nëntorit kundër Uellsit.

Vlen të theksohet se ndeshja kundër Jordanisë do të luhet vetëm 4 ditë para përballjes me Izraelin, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Rikujtojmë Kombëtarja shqiptare e futbollit gjatë muajit qershor do të zhvillojë edhe dy miqësore tjera në Zvicër, edhe atë kundër përfaqësueses së Kosovës si dhe ndaj Ukrainës.

Leave a Reply