SHMQSH “Cvetan Dimov” fiton vendin e parë në futsallin për shkolla

Shkollla e mesme “Cvetan Dimov” ka fituar vendin e parë në turneun e futsallit për shkolla të organizuar nga Komuna e Qytetit te Shkupit.

“Cvetan Dimov” për të rrëmbyer trofeun e këtij turneu iu desh që të fitojë në finale “Zef Lush Markun” me rezultat 4:2. Vendi i tretë i takoi “Arseni Jovkov”-it që në ndeshjen për vendin e tretë mundën DIF-in.

Në ceremoninë përmbyllëse të turneut dhe ndarjen e çmimeve prezent ishte edhe kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Kujtojmë se në turneun në fjalë morën pjesë 27 shkolla të mesme dhe në fillim garat u zhvilluan në grupe, ndërsa pastaj me sistem të eliminimit./InfOSport.mk

Leave a Reply