Atl. Madridi ripërsërit suksesin e Seviljës

Fitorja 1:0 ndaj Arsenalit, skuadrës së Atletiko Madridit i siguroi finalen e madhe të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo finalja e 5-të gjithsej për “jorganxhinjët” në Kupat Europiane në 9 vitet e fundit. Përveç kësaj, skuadra e trajnerit Diego Simeone arriti që të barazohet me Seviljën, kur janë në pyetje finalet e Liga Europa, që nga koha kur ky kompeticion kishte zëvendësuar Kupën e UEFA-s.

Është interesant fakti se të dyja skuadrat kanë efekt të 100%. Sevilja ka triumfuar në të trija finalet e Liga Europa, (2014, 2015 dhe 2016), ndërsa më herët një gjë të tillë kishte bërë edhe Atletiko Madridi (2010 dhe 2012).

Diego Simeone i cili në krye të Atletiko Madridit është që nga viti 2011-të, me skuadrën e tij do të luaj në finalen e katërt. Ai kishte fituar Liga Europa në vitin 2012-të, kur kishin mundur Atletik Bilbaon, mirëpo që më pas të humbas dy finalet e Ligës së Kampionëve (2014 dhe 2016), kur në të dyja rastet ishte mundur nga rivali lokal, Reali i Madridit.

Leave a Reply