Muriqi shënon, Rizespor nga zona e ftohtë shpëton (VIDEO)

Skuadra e Vedat Muriqit, Rizespor, ka regjsitruar fitoren e radhës në kampionatin elitar turk, njofton ‘infOSport.mk’.

Në ndeshjen e javës së 19-të Rizespor mundi Akhisar Belediyespor me rezultatin 3:1, ndërsa pikërisht sulmuesi kosovar ishte njëri prej autorëve të golave në këtë ndeshje. Muriqi realizoi në minutën e 71-të, vetëm një minutë pasi bashkëlojtari i tij Melnjak kishte arritur që të barazojë rezultatin në 1:1.

Falë golit të Muriqit Rizespor kaloi për herë të parë në epërsi në këtë ndeshje me rezultatin 2:1, ndërsa golin e nokautit për mysafirët e Akhisar e realizoi Nokulma në minutën e 82-të.

Për Muriqin ishte ky goli i 6-të sezonal në Superligën turke, ku tashmë Rizespori i tij zë vendin e 15-të me 18 pikë të tubuara, ndërsa Akhisar Belediyespor, ku luan Sokol Cikalleshi, me një pikë më pak renditet në pozitën e fundit.

Leave a Reply