Brajtoni fiton Junajtedin, mbijetesa tashmë realitet (VIDEO)

Skuadra e Brajtonit ka shënuar një fitore me shumë vlera ndaj Mançester Junajtedit në ndeshjen e parë të javës së 37-të në Premierligë, njofton “infOSport.mk”. Brajtoni shënoi fitore minimale 1:0, duke arritur kështu në kuotën e 40 pikëve, dhe duke qenë shumë i sigurtë rreth mbijetesës.

Golin e vetëm të vlefshëm 3 pikë për Brajtonin e realizoi Paskal Gros në minutën e 57-të.

“Djajtë e Kuq” zhvilluan një ndeshje të zbehtë sonte në këtë transfertë, duke humbur rastin që sonte të sigurojnë epitetin e nënkampionit në Angli.

Leave a Reply