Buzëqesh Sevilja, fiton pas 7 ndeshjeve (VIDEO)

Skuadra e Seviljës ka ndërprerë serinë prej 7 ndeshjeve pa fitore, duke mundur sonte në “Ramon Sançez Pizhuan” me rezultatin minimale 1:0 ekipin e Real Sociedadit, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo ndeshja e parë e javës së 36-të në La Liga, në të cilën, golin e vetëm Sevilja e realizoi në minutën e 47-të.

Në ato çaste vendasit përfituan një penalti pas ndërhyrjes së palejuar të Diego Ljorentes ndaj Sandro Ramirez, me ç’rast arbitri Latre tregoi në pikën e bardhë.

Përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh e morri argjentinasi, Ever Banega, i cili nuk gaboi, duke i siguruar tre pikë mjaft të vlefshme skuadrës së tij.

Me këtë fitore Sevilja tashmë numëron 51 pikë dhe tashmë renditet përkohësisht në vendin e 7-të. Në anën tjetër Real Sociedadi i Adnan Januzajt, i cili sonte luajti deri në minutën e 67-të, ndodhet në pozitën e 10-të me 46 pikë, shumë larg Europës.

Leave a Reply