Super goli i Hamdi Salihit ndaj FAC Viena (VIDEO)

Hamdi Salihi rezultoi deçiziv në takimin e sotshëm për skuadrën e tij Nojshtad, e cila mundi minimalisht 1:0 ekipin e FAC Viena, njofton “infOSport.mk”. Ishte bomberi shkodran ai i cili shënoi golin e vetëm të këtij takimi, edhe atë vetëm në minutën e 6-të shtesë, kur realizoi një super gol nga gjuajtja e lirë.

Ishte ky goli i 20-të për Salihin këtë edicion në Ligën e Parë austriake, ndryshe e njohur si “Erste Liga”, duke vazhduar garën në këtë mënyrë me sulmuesin e Riedit, Seifedin Çabi, që ka një gol më shumë.

Pas kësaj fitore Nojshtadi vazhdon të shpresojë se në fund do të renditet në pozitën e dytë, që siguron direkt ngjitjen në elitën e futbollit austriak, e që për momentin mbahet nga Hartbergu me 58 pikë. Skuadra e Hamdi Salihit pas 32 xhirove ka tubuar 54 pikë dhe aktualisht mban pozitën e katërt, teksa Riedi me 57 pikë renditet në vendin e tretë, që siguron ndeshjen e balotazhit.

Leave a Reply