Allegri bashkë me Juven deri në vitin 2020

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri dhe drejtuesit e klubit “bardhezi” kanë realizuar një takim në bazën e “biankonerëve”, për të diskutuar të ardhmen e strategut italian në skuadër.

Fillimisht u tha se në këtë takim nuk do të marrë pjesë presidenti Andrea Anjeli, i cili ishte parë se si e lëshon mbledhjen.

Takimi kishte qenë pozitiv për të dyja palët, të cilat ishin dakorduar që Allegri të vazhdojë të punoj me skuadrën edhe sezonin e ardhshëm. Kontrata e strategut italian nuk do të rinovohet, mirëpo e njëjta do të respektohet dhe Allegri në krye të skuadrës “bardhezi” do të qëndrojë deri në vitin 2020.

Muajve të fundit përflitej se Allegri do të largohet nga Juve, duke parë Anglinë si destinacion të rradhës, ku Çelzi dhe Arsenali shiheshin si opcionet më të kapshme.

Leave a Reply