Volfsburgu vulosi mbetjen në Bundesligë (VIDEO)

Skuadra e Volfsburgut ka ruajtur statusin e skuadrës elitare në Gjermani, pasi fitoi edhe ndeshjen e dytë të balotazhit kundër skuadrës së Hollshtajn Kill, njofton “infOSport.mk”.

“Ujqërit” mundën ekipin e tretë nga sezoni i rregullt në Bundesliga II, Hollshtajn Kill me rezultatin minimal 1:0 në ndeshjen e zhvilluar në transfertë, ndërsa falë fitores 3:1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Volksfagen Arena”, ata me rezultatin e përgjithshëm 4:1 dolën fitues në ndeshjet e balotazhit.

Volfsburgu në këtë mënyrë shndërrohet në skuadër specialiste për mbijetesë, pasi për të dytin vit me rradhë arrijnë ti shpëtojnë rrënies një kategori më poshtë.

Ndryshe golin e vetëm për Volfsburgun e realizoi mbrojtësi Robin Knohe në minutën e 75-të. Gjatë pjesës së parë Vilfsburgut iu anulua një gol tjetër për shkak pozitës jashtëloje, pas konsultimit të arbitrit Ddaniel Zajbert me sistemin VAR.

Leave a Reply