Aston Villa-Fulham, finalja për një vend në Premierligë që kushton më shumë se LK

Përveç finales së madhe të Ligës së Kampionëve midis Realit të Madridit dhe Liverpullit, sonte në Europë do të zhvillohet edhe një finale tjetër tejet e rëndësishme, ajo midis Atson Villas dhe Fulhamit, që vendos se cila prej këtyre dy skuadrave të njohura angleze, vitin tjetër do të garojë në Premierligë, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin legjendar “Uembli”, ndërsa skuadra fituese do ju bashkëngjitet dy skuadrave tjera, si Vulverhemptoni dhe Kardifi, që kishin siguruar një vend për në elitën e futbollit anglez në mënyrë të drejtëpërdrejtë, duke u renditur në dy pozitat e para në Çempionship.

Interesant është fakti se përtej suksesit sportiv, Aston Villa dhe Fulhami do të diskutojnë edhe premion prej 180 milionë euro, që do i takojë skuadrës fituese, e që krahasuar me shpërblimin e vendosur nga UEFA për fituesin e Ligës së Kampionëve Europian që kap shifrën e 100 milion eurove, përfshirë gjithë sezonin në këtë kompeticion, i bie që garat e “play-off-it” të Çempionship lënë shumë mbrapa Ligën e Kampionëve.

Ndeshja në fjalë për shkak finales së Ligës së Kampionëve (20:45h)ka startuar në orën 18:00, ndërsa pas 15 minutave lojë rezultati është ai i fillimit 0:0.

 

Leave a Reply