Rrëfimi prekës i Kasiljas: Do doja edhe unë një lamtumirë si ajo e Iniestas

Ish-portieri i Real Madirdit, Iker Kasiljas përmes një konference për shtyp ka folur rreth “lamtumirës” së tij nga klubi “mbretëror”. Gardiani spanjoll është shprehur se do të kishte dashur një lamtumirë te Real Madridi, si ajo e bashkëlojtarit të tij te kombëtarja e Spanjës, Iniestas te Barcelona.

Ai madje nuk përjashtoi mundësinë që të rikthehej te Reali, gjithnjë nëse do të merrte një ftesë, pasi për këtë klub është i gatshëm në çdo kohë të kontribuoj.

“Jam i sigurt se në të ardhmen do të ketë një pajtim. Nuk jam xheloz, fatmirësisht akoma po luaj futboll, kam gjetur një vend ku jam i lumtur dhe nuk jam në faqet e para të gazetave.” – është shprehur fillimisht Kasiljas, transmeton albeu.com.

“Do e kisha dashur edhe unë një lamtumirë si ajo e Iniestas. Jam i lumtur për kolegët e mi” – shtoi më pas portieri spanjoll.

“Sa herë që jam në Madrid, shkoj në Bernabeu për t’i mbështetur. Jam 37 vjeç dhe 34 prej tyre kam qenë tifoz i tyre. Një rikthim te klubi, nuk i dihet. Kam luajtur për një kohë të gjatë te Madrid. Nëse më telefonojnë normalisht që do të kthehem” përfundoi portieri.

Leave a Reply