ZYRTARE: Zidane i thotë lamtumirë Real Madridit

Zinedine Zidane nuk do të jetë trajner i Real Madridit edhe sezonin e ardhshëm. Ai ka marrë këtë hap, pasi sipas tij klubi “mbretëror” ka nevojë për freski.

Zizu në një konferencë për media, tha se po e bën këtë sepse klubi ka nevojë për ndryshime, që të vazhdojë dhe të fitojë trofe, ashtu si viteve të fundit dhe se është momenti të bëhen ndryshime për të gjithë, edhe për futbollistët.

“Kam marrë vendim që të mos vazhdoj të jem trajner i Real Madridit. E mora këtë vendim sepse e dua më të mirën për këtë klub dhe mendoj që sot, për mua dhe për të gjithë, është më mirë të bëhen ndryshime dhe nuk do të vazhdoj vitin e ardhshëm” – tha Zidane.

Pa dyshim se ky lajm ka befasuar të gjithë, për më të tepër nëse merren parasysh sukseset e Zidane nën drejtimin e Rrealit, ku në më pak se 3 vite fitoi 9 tituj, tre prej të cilëve në Ligën e Kampionëve, edhe atë rradhazi.

Leave a Reply