Xhahid Latifi, kampion në turneun ndërkombëtarë të mundjes tradicionale në Greqi

Federata e Mundjes Tradicionale e Maqedonisë së Veriut mori pjesë në një event ndërkombëtar të mundjes tradicionale, që nga data 2 deri me datë 3 maj u mbajt në Greqi, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Sportistët tanë shkëlqyen duke fituar dy medalje. Xhahid Latifi, një nga talentet më premtuese të ekipit përfaqësues të vendit tonë, u shpall kampion dhe fitoi medaljen e artë, duke dëshmuar potencial dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për të ardhmen, ndërsa Hamza Rushidi zuri vendin e dytë, duke u nderuar në fund me medaljen e argjendtë.

Gjithashtu, më 2 maj, Federata realizoi një seminar të përbashkët në Bullgari me përfaqësues të mundjes tradicionale nga Bullgaria dhe Greqia, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë sport.

Leave a Reply