Sot në kuadër të Ligës së Parë, në program ishin dy ndeshjet e fundit të javës së 30-të, njofton “infOSport.mk”. Në Strugë, skuadra e Struga Trim Lum edhe pse ishte favorite absolute në përballjen ndaj AP Brera, në fund pësoi disfatë minimale 1:0.
Struga Trim Lum kishte dominim të plotë në këtë ndeshje, duke krijuar mbi 10 raste për gol, mirëpo nuk arrinin dot të shënonin atë gol të shumëkërkuar, derisa në anën tjetër mysafirët nga Strumica, në rastin e tyre të parë më konkret, arritën që të shënojnë, falë një veprimi individual të kroatit, Leonardo Petroviç.
I njëjti duke tejkaluar 3-4 futbollistë të Struga Trim Lum shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 88-të, duke i siguruar 3 pikë mjaft të rëndësishme AP Brera në luftën për mbijetesë.
Vlen të theksohet se Struga Trim Lum nga minuta e 72-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të Memetriza Hamza.
Një pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, morri edhe Arsimi ë transfertën në Kavadar përballë Tikveshit.
1:1 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi, me Tikveshin që kaloi në epërsi me golin e Besir Ramadanit në minutën e 24-të, pavarësisht se nga minuta e 19-të ishin në disavantazh numerik, pas përjashtimit me të kuq të Fode Camara.
KF Arsimi golin e barazimit e gjeti në minutën e 29-të me anë të spanjollit Markel Goni, që me të majtën e tij shënoi një gol të bukur në rrjetën e Hristijan Stevkovskit.
Falë këtij barazimi, KF Arsimi mbetet jashtë zonës së rrezikut me 39 pikë, derisa Tikveshi me 41 pikë renditet në pozitën e 5-të. (infOSport.mk)

