Arda Turan në radarin e Arsenalit

Skuadra e njohur nga Premierliga angleze, Arsenali po përgatitë një ofertë prej 25-milion euro për shërbimet e turkut të Barcelonës,  Arda Turan.

“The Times” raporton se “topçinjtë” po përgatiten për rinovimin e skuadrës së tyre, sidomos pas paralajmërimeve për largimin e dy yjeve të kësaj skuadre, Aleksis Sançez dhe Mesut Ozil.

Arda Turan me Barcelonën ka kontratë  deri në vitin 2020, por mund të lejohet të largohet nga “Kamp Nou” në fund të këtij sezoni, duke pasur parasysh se te skuadra “katalunase” do të fillojë një erë e re pas largimit të trajnerit Luis Enrike.

Leave a Reply