Struga Trim Lum përforcon pozitën e tretë, Bashkimi dhe Arsimi në rrezik!

Me dy ndeshjet e sotme në Shkup dhe në Kumanovë, u mbyll java e 28-të në elitën e futbollit vendor. Rabotniçki në ndeshjen e parë të zhvilluar në arenën “Todor Proeski”, falë dyshes shqiptare Suhel Muharemi – Ditmir Hoxha mundi Arsimin, ndërkohë në Kumanovë, Struga Trim Lum edhe njëherë tjetër gjatë këtij sezoni shënoi një fitore të thellë ndaj Bashkimit me shifrat 4:0.

Compaore shënoi dy gola në këtë ndeshje, duke përforcuar pozitën e liderit sa u përket golashënuesve më të mirë në kampionat, ndërsa nga një gol tjetër shtuan Hristijan Maleski dhe Bojan Ilievski.

Pas kësaj fitore, Struga Trim Lum përforcoi pozitën e saj të tretë në renditje, duke shpresuar njëkohësisht edhe triumfin e Shkëndijës në kuadër të Kupës, aty ku në finale mund të luaj edhe Sileksi i vendit të katërt, ndaj së cilës, skuadra strugane për momentin ka epërsinë e 7 pikëve. Edhe Sileksi njëjtë sikurse Struga Trim Lum në kuadër të kësaj jave shënoi fitore identike 4:0, duke mundur AP Brera.

Po të premten në Kavadar, Shkëndija shënoi fitore të thellë 4:1 ndaj Tikveshit, duke vazhduar kështu ndjekjen e Vardarit të vendit të parë.

Skuadra e Goce Sedlloskit ashtu edhe siç pritej një ditë më vonë (e shtunë) mundi FC Shkupin me rezultatin e thellë 7:0, duke vazhduar kryesimin, ndërsa një fitore shpresdhënëse morri Pelisteri, që në Manastir mundi Makedonija GJ.P.

Pikërisht fitoret e Pelisterit dhe Rabotniçkit mund të prishin matematikat e Bashkimit dhe Arsimit, kur është në pyetje mbijetesa, përfshirë këtu edhe AP Brera, që gjithashtu do të luftojë deri në fund për mbijetesë.

Deri në fund të kampionatit ka edhe 5 xhiro, ndërsa më poshtë do të ju njoftojmë me orarin e plotë të 5 skuadrave që shpresojnë mbijetesën pa u futur fare edhe në balotazh.

Ndeshjet e Bashkimit deri në fund të sezonit:
Java 29 Shkëndija 27.04 Bashkimi
Java 30 Bashkimi 02.05 Vardari
Java 31 Arsimi 10.05? Bashkimi
Java 32 Bashkimi 17.05? Makedonija Gj.P
Java 33 Pelisteri 23.05? Bashkimi

 

Ndeshjet e Arsimit deri në fund të sezonit:
Java 29 Arsimi 24.04 FC Shkupi
Java 30 Tikveshi 03.05 Arsimi
Java 31 Arsimi 10.05? Bashkimi
Java 32 Sileksi 17.05? Arsimi
Java 33 Arsimi 23.05? Struga Trim Lum

 

Ndeshjet e AP Brera deri në fund të sezonit:
Java 29 AP Brera 26.04 Pelisteri
Java 30 Struga Trim Lum 03.05 AP Brera
Java 31 AP Brera 10.05? Rabotniçki
Java 32 Shkëndija 17.05? AP Brera
Java 33 AP Brera 23.05? Shkupi

 

Ndeshjet e Pelisterit deri në fund të sezonit:
Java 29 AP Brera 26.04 Pelisteri
Java 30 Rabotniçki 02.05 Pelisteri
Java 31 Pelisteri 10.05? Shkupi
Java 32 Tikveshi 17.05? Pelisteri
Java 33 Pelisteri 23.05? Bashkimi

 

Ndeshjet e Rabotniçkit deri në fund të sezonit:
Java 29 Makedonija Gj.P 25.04 Rabotniçki
Java 30 Rabotniçki 02.05 Pelisteri
Java 31 AP Brera 10.05? Rabotniçki
Java 32 Shkupi 17.05? Rabotniçki
Java 33 Rabotniçki 23.05? Tikveshi

Leave a Reply