Largimi i Zidane! Ja çfarë thotë presidenti i Realit, Florentino Perez

Vendimi i Zinedine Zidan për t’u larguar nga Reali i Madridit, përveç që ishte një vendim i papritur për gjithë tifozët madrilen, gjithashtu i njëjti ka habitur edhe numrin një të skuadrës “mbretërore”, Florentino Perez.

Ky i fundit tha se kjo është një ditë e trishtë për të dhe klubin në përgjithësi, ndërsa edhe përkundër tentativave për ta bindur, Zidane kishte sjellë vendimin e tij të prerë.

“Është një vendim i papritur për mua. Një ditë e trishtë. E kam dashur si lojtar, e dua edhe si trajner. Me këtë vendim u njoha që dje, e më ka mbytur trishtimin. U mundova ta bind, por nuk ia dola”, – u shpreh Perez në konferencën për shtyp, ku shoqëronte Zidane në komunikimin që konfirmonte largimin.

“Dua ta falenderoj për pasionin dhe përkushtimin që ai ka punuar për këto tre vite me Realin. Për mua është një dorëheqje e shpejtë, mund të qëndronte edhe më gjatë, e të mund të vijonim të fitonim. Por nëse ai ka nevojë për pushim, e meriton ta bëjë një gjë të tillë”, shtoi më tej Perez.

Mbetet të shihet se kush do të jetë pasuesi i Zinedin Zidan, edhe pse në këtë temë Perez nuk dëshironte te fliste fare, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, ndër emrat më të preferuar të skuadrës madrilene, është ai i Maurisio Poçetino të Totenhamit.

Leave a Reply