ZYRTARE: Super talenti kosovar firmos me Milanin

Super futbollisti i talentuar kosovar, Ismet Sinani ka vazhduar kontratën me Milanin. Në bazë të kontratës së re, 19-vjeçari Sinani pjesë e “kuqezinjëve” do të jetë deri në vitin 2021.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Milanit, ku shihet teksa futbollisti shqiptarë po firmos kontratën.

Talenti kosovar te Milani ka filluar që nga grupmoshat e reja, ndërsa sezonin e fundit ne ekipin e të rinjëve (Primavera)  zhvilloi gjithsej 24 ndeshje, duke realizuar 6 gola, 4 prej të cilëve në kuadër të Kupës nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Leave a Reply