Zbulohet formacioni më i mirë në  KB “Rusi 2018”, plotë 9 futbollistë nga La Liga

Kampionati Botëror “Rusi 2018” starton nesër, ndërsa “France Football” ka zbuluar së fundmi listën me 11-shen ideale që çdo ekip do të dëshironte ta kishte. Në listë bie në sy prezenca e plot 9 futbollistëve nga kampionati spanjoll, duke filluar që nga portieri e deri në sulm.

Lista fillon me gardianin e Atletiko Madrid, Jan Oblak, ndërsa në mbrojtje janë Karvahal, Marselo dhe Serhio Ramos nga Real Madridi, si dhe qendërmbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike.

Mesfusha përbëhet nga Kasemiro, po nga kampionët e Europës, David Silva i Mançester Sitit dhe Pogba nga Mançester Junajtedi.

Ndërkohë sulmi përbëhet nga treshja më e mirë e tre skuadrave më të mira në Spanjë, Antuan Grizman i  Atletiko Madridit, Lionel Messi i Barcelonës dhe Kristiano Ronaldo i Real Madridit.

Leave a Reply