Juventusi brenda 24 orëve finalizon transferimin e Kanselos

Skuadra kampione e Juventusit brenda 24 orëve pritet të finalizojë transferimin e mbrojtësit, Zhoao Kanselo, njofton “Mediaset Premium”, përcjellë “infOSport.mk”.

Portugezi javën tjetër pritet të arrijë në Torino në fillim të javës që vjen, kur edhe do të kalojë testet mjekësore te skuadra e re.

Drejtuesit e Juventusit dhe Valencias kanë arritur marrëveshjen për shumën e 38 milion eurove, 12 milion prej të cilëve do të paguhen menjëherë.

Pjesa tjetër e shumës do të paguhet në dy vitet e ardhshme. Kanselo sezonin e fundit e kaloi në formë huazimi te Interi, drejtuesit e së cilës skuadër nuk pranuan të paguajnë klauzolën prej 40 milion eurove, e caktuar nga ana e drejtuesve të Valencias.

Leave a Reply