Brazili vallëzon dhe në çerekfinale shkon (VIDEO)

Brazili është çerekfinalisti i pestë në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, pasi në ndeshjen e parë të ditës së sotme eliminoi Meksikën me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Brazili ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë dhe në fund me meritë arriti deri tek fitorja, e cila mund të ishte edhe më e thellë nëse në portën meksikane nuk do të ishte Oçoa.

Që të dy golat Brazili i realizoi në pjesën e dytë, edhe atë me autorë Nejmar në minutën e 51-të dhe Firminjo në të 88-tën. Ky i fundit shënoi gol vetëm pas dy minutave të kaluara në fushë, pasi kishte zëvendësuar ish bashkëlojtarin e tij te Liverpulli, Kutinjo.

Për Brazilin është kjo hera e 7-të me rradhë që do të luaj në ndeshjet çerekfinale të një Botërori, teksa në anën tjetër për Meksikën eliminimi i 7-të që në fazën e 1/8 së finales.

Leave a Reply