Basketboll, Maqedonia në grup të njëjtë me Kosovën dhe Rumaninë

Pas përfundimit të garave në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”, Përfaqësuesja e Maqedonisë, tashmë do t`i vazhdoj garat në raundin e dytë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021”.

Maqedonia në këto gara do të jetë pjesë e Grupit “B”, në të cilin ndodhen edhe Kosova dhe Rumania.

Ndeshjen e parë, përfaqësuesja e Maqedonisë do ta zhvillojë në transfertë ndaj Kosovës me 13 shtator, që vetëm tre ditë më pas në Shkup do vjen Rumania.

Ndeshjen e kthimit ndaj Kosovës, Maqedonia në Shkup do ta zhvillojë me 2 dhjetor, teksa këtë cikël eliminator do ta përmbyll me Rumaninë në transfertë me datë 21 shkurt të vitit 2019-të.

Sa i përket Kosovës, ndeshjet me Rumaninë do ti zhvillojë me 29 nëntor si mysafir dhe me 24 shkurt në Prishtinë.

Fituesi i këtij grupi do të kualifikohet në kualifikime për Eurobasket 2021 që do të fillojnë në nëntor të vitit të ardhshëm, kurse dy kombëtaret e tjera e kanë edhe një shans tjetër për t’u kualifikuar, por nëpërmjet një raundi shtesë që do të luhet në gusht të vitit 2019.

Leave a Reply