Arlind Ajetit po i vjen fundi te Torino

Arlind Ajeti me shumë gjasa në fund të sezonit do të largohet nga skuadra e Torinos. Arsyeja kryesore për largimin e tij është trajneri serb Sinisha Mihajloviç, i cili e ka bërë të qartë se nuk e dëshiron më futbollistin shqiptarët në radhët e skuadrës së tij.

Torino zyrtarizoi blerjen e braziliani Lianko dhe njëkohësisht do ta rikthen Bonafazin nga huazimi, ndërsa që të dy luajnë në pozitën e njejtë me Ajetin, që do të thotë që Mihajlloviqi nuk planifikon në planet e tij përfaqësuesesin e Kombëtares “kuqezi.

Sipas mediave italiane, menaxherët e Ajetit kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e klubit të Torinos, ndërsa deri në qershor pritet që të finalizohet largimi i shqiptarit nga kjo skuadër.

Leave a Reply