Ringjallet Cikalleshi, “tripletë” brenda 18 minutave (VIDEO)

Shpërthen sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi. Ai me fanellën e Akhisarit realizoi 3 gola brenda 18 minutave në ndeshjen ndaj Gaziantesporit, e vlefshme për javën e 30-të në Superligën turke.

Akhisari shënoi fitore me rezultatin 6:0, ndërsa tre golat e parë mbajnë firmën e Cikalleshit, i cili serinë e finalizimeve personale e hapi në minutën e 43-të, ndërsa dy gola tjera i realizoi në harkun e tre minutave, gjegjësisht në të 58-tën dhe 61-tën, duke kompletuar kështu “tripletën” e parë me fanellën e Akhisar.

Golat tjerë për Akhisarin në këtë përballje u shënuan nga Larson dhe Vaz Te që shënoi dy herë.

Pas kësaj fitore, skuadra e Cikalleshit nuk ndryshon renditje, duke u pozicionuar në vendin e 10-të në renditjen tabelare të Superligës me 39 pikë të tubuara, po aq sa ka edhe Karabukspor në pozitën e 11-të.

Në anën tjetër Gaziantepspor pas kësaj disfate thuajse me një këmbë është në Ligën e Dytë, pasi renditet në pozitën e fundit, me vetëm 26 pikë, 7 më pak se skuadra e Kajserispor që mban pozitën e 15-të që siguron mbijetesën.

 

Leave a Reply