KF Vëllazërimi me trajnerin e ri Islami filloi me përgaditjet për sezonin e ri!

Në një frymë shumë pozitive sot ekipi i Vëllazërimit nga Kërçova startoi me përgatitjet për sezonin e ri, edhe atë me trajnerin e ri, Bujar Islami, i cili ditë më parë u prezantua nga ana e drejtuesve të skuadrës kërçovare.

Para se të filloj me stërvitjen, trajneri i ri i Vëllazërimit Islami në pika të shkurta tregoi etapat e fazës përgatitore që do të ndjekin futbollistët, duke kërkuar nga ata shumë disciplinë, punë, seriozitet dhe impenjim maksimal si në stërvitje ashtu edhe gjatë ndeshjeve.

Ndryshe prezent në grumbullimin e parë me skuadrën ishte edhe përforcimi më i ri dhe i bujshëm, Shpend Asani, i cili te Vëllazërimi vjen nga rradhët e Shkëndijës. Ai me skuadrën kërçovare ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa ditëve në vijim pritet që skuadra të sjellë edhe disa emra të rinj, me të cilët shpreson që sërish të luftojë për vendet e para në renditje, ku sërish objektiv kryesor do të kenë ngjitjen në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Leave a Reply