Xhan prezantohet te Juve, flet edhe për transferimin e mundshëm të Ronaldos 

Mesfushori gjerman, Emre Xhan edhe zyrtarisht është prezantuar si futbollist i ri i Juventusit. Ish futbollisti i Liverpullit te “biankonerët” vjen si agjent i lirë. Futbollisti i talentuar gjerman me origjinë turke para gazetarëve ka zbuluar se pse ka pranuar ofertën e kampionëve të Italisë.

“Edhe para se të vija, e dija se ky është një klub i madh. Mund ta vërtetoni edhe ju për shkak bazës dhe qendrës stërvitore. Kjo është dita ime e parë, gjithçka është në rregull dhe jam i lumtur që jam këtu” – tha fillimisht Emre Xhan.

Mesfushori 24-vjeçar foli gjithashtu edhe për transferimin e mundshëm të Kristiano Ronaldos te “Zonja e Vjetër”.

“Besoj se nuk ka futbollistë, për të cilin nuk do të ishte nder nëse do i jepej rasti që të luaj bashkë me Kristiano Ronaldon. Sinqerisht të ju them nuk e kam idenë nëse ka kontakte mes tij dhe klubit” – deklaroi Emre Xhan.

Leave a Reply