Rabotniçki vetëm brenda 16 minutave pëson dy gola (VIDEO)

Rabotniçki nuk e ka nisur mirë ndeshjen e kthimit në transfertë kundër hungarezëve të Honved, të cilët vetëm brenda 16 minutave të para arritën që të anulojnë epërsinë e “romantikëve” nga ndeshja e parë në Shkup, njofton “infOSport.mk”.

Honved falë dopietës së Filip Holender po avanson me rezultatin 2:0, ndërsa goli i parë erdhi pas një gabimi të mbrojtësit Dean Mitrev, i cili thjesht i dhuroi topin futbollistit kundërshtarë, i cili me një shpejtësi të madhe arriti që të krijojë hapësirën e duhur për të shënuar në rrjetën e Bozhinovskit.

Mbetet të shohim nëse Rabotniçki do të rikthehet në lojë dhe nëse do të shënojë një gol në rrjetën e Honved, që do të bënte ndeshjen më interesante, ndoshta për të shkuar edhe në vazhdime.

Leave a Reply