Parma megjithatë do të luaj në “Serie A”

Gjykata Federale ka vendosur që Parma të mbetet në “Serie A”, por ndaj saj do të ketë sanksione, ashtu si dhe ndaj sulmuesit Kalaio. Mesazhet e dërguara në “Ëhatsapp” nga Emanuele Kalaio për kolegët e  Specias tri ditë para ndeshjes, që ngjiti Parmën në “Serinë A”, nuk ishin shaka, por tentativë për të zbutur paraqitjen e kundërshtarit.

Parma shpëton “Serinë A”, pasi nuk i janë zbritur pikët nga kampionati i fundit në “Serie B”, por i janë hequr 5 pikë nga kampionati i ardhshëm (Serie A), ndërkohë që sulmuesi i saj, Kalaio është dënuar me 2 vjet pezullim.

Për Kalaio Prokuroria kishte kërkuar katër vjet skualifikim, por në fakt janë dhënë dy. Parma edhe përkundër faktit se sërish do të luaj në “Serie A”, ka paralajmëruar ankimim të rastit në fjalë, pasi nuk është e kënaqur me dënimin, që sipas tyre janë mjaft rigoroze.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply