Koreja e Jugut fiton Kupën e Azisë, Son i shpëton shërbimit ushtarak

Futbollisti koreano jugor i Totenhamit, Son-Heung Min i ka shpëtuar shërbimet ushtarak, pasi është shpallur fitues i Lojrave aziatike. Kombëtarja e Koresë së Jugut deri në moshën 23-vjeçare arriti të ngritë lartë trofeun, pasi në finalen e madhe mposhti Japoninë me rezultatin 2:1.

Takimi në kohën e rregullt prej 90-të minutash u mbyll me barazim pa gola, ndërsa vetëm pas 3 minutave lojë në shtesën e parë Lee Seung-Ëoo zhbllokoi rezultatin.  Hëang Hee-Chan 8 minuta më pas dyfishoi shifrat, duke paralajmëruar fitoren e Koresë së Jugut, ndërsa ajo që arritën të bëjnë japonezët në këtë ndeshje ishte goli i shënuar nga Ueda në minutën e 115-të.

Përfundimisht 2:1 për Korenë e Jugut, dhe Son-Heung Min këput “prangat” pasi në rast dështimi do ishte i detyruar të kryente shërbimin ushtarak.

Leave a Reply